Aktuale

Vuçiq: Integrimi evropian i Serbisë nuk do t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot në një takim me zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, se integrimi evropian është orientim strategjik i Serbisë, por kjo nuk mund dhe nuk do të prishë marrëdhëniet e mira me Rusinë, që përfshin edhe mosfutjen e sanksioneve.

Ai falënderoi delegacionin rus me rastin e pjesëmarrjes në përurimin e tij në një nivel kaq të lartë dhe si presidenti rus, Vladimir Putin, i përcolli urimet e tij, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.