Aktuale

Vuçiq: Nuk dua të besoj që Amerika e dinte se Oliver Ivanoviq do të vritej

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ka thënë se deklarata që kishte lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e saj në Kosovë që të kenë kujdes, një ditë para se të vritej Oliver Ivanoviq, beson se është një rastësi.

Vuqiq tha se nuk dëshiron të besoj se Shtetet e Bashkuara e dinin se Oliver Ivanoviq do të vritej

“Unë nuk dua të besoj se ata e dinin këtë, unë nuk do të jetoj në teorinë e komplotit”, është shprehur Vuçiç.

Ivanoviq kohën e fundit kur kishte dhënë një intervistë për mediat serbe kishte thënë, se ka frikë se mund ta vrasin. Ai deklaronte poashtu se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekziston një ndjenjë e pabesueshme e rrezikut dhe frikës në mesin e njerëzve. Ivanoviq thoshte se “serbët nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët por nga vetë serbët”.

Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviqit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës, shpjegonte ai, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë vitin e kaluar.Gruaja e Ivanoviqit tha se pas vrasjes se “ajo e di” se kush e ka kryer vrasjen.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë, se vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte një akt terrorist. Përveç kësaj, ai gjithashtu deklaroi se një letër iu është dërgua autoriteteve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës.