Aktuale

Vuçiq paralajmëron vizitë të liderëve kosovarë në Beograd- kush do të shkojë Thaçi apo Mustafa?

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është zotuar mbrëmë gjate konferencës për media se dikush nga liderët kosovarë gjatë këtij muaji do të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve të autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë.

Në takimin që e pati dje kryeministri serb me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, kishte thënë se dikush nga liderët kosovarë gjatë këtij muaji do të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve të autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë, shkruan Express.

Ai gjithashtu ka thënë se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet se kush pritet të udhëtojë drejt shtetit serb Mustafa apo Thaçi.