Aktuale

Vuçiq serbëve të Kosovës: S’keni shtëpi tjetër, ju lusim që të mos e lëshoni vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Mitrovicën veriore ka pasur një porosi ndaj serbëve që jetojnë në Mitrovicën veriore, duke iu thënë se nuk kanë shtëpi tjetër, andaj duhet të rrinë në Kosovë.

“Nuk keni shtëpi tjetër, ju lusim të rrini këtu”, u ka thënë Vuçiq qytetarëve serbë të Mitrovicës veriore, shkruan Express.

Ai tha se Serbia do t’i ndihmojë ata për projekte të reja, pasi siç tha ai, investimet e mëdha nuk vijnë nga Gjermania e as nga Zvicra për qytetarët e Veriut.

“Jemi kuptuar mirë sot, duke lënë mënjanë partitë politike, ose bindjet politike, por ne duhet të jemi në kontakt me palën kosovare pasi vetëm kështu sigurohet një e ardhme e mirë për ju dhe për shqiptarët”, tha ai

Pas Mitrovicës veriore, Vuçiq bëri të ditur se do të niset për në Graçanicë dhe më pastaj në Llapnasellë.