Aktuale

Vuçiq sot vjen në Kosovë

Pas vrasjes së Ivanoviqit Presidenti i Serbisë sot do të vijë për vizitë në Kosovë, ku do të takojë serbet e Kosovës.

Vizita e tij ndodh pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku vrasësit dhe motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Kjo është agjenda e Vuçiqit: Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

the authorE B