Aktuale

Vuçiq takohet me Mogherinin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogerini.

Takimi fillon në orën 18:00, pasuar nga deklarata për media, njofton presidenca serbe, transmeton Klan Kosova.

Një ditë më parë kryediplomatja evropiane vizitoi Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Këto vizita erdhën pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova.