Aktuale

Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka që ta ruajmë paqen

“Do të japim gjithçka nga vetja për të ruajtur paqen, ndërsa nga Prishtina nuk presim asgjë”, ka thënë sot kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuqiq duke shtuar se situata është komplekse dhe për këtë pasdite në Rashkë do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiq nuk deshi të komentojë detajet e takimit të mbrëmshëm në Bruksel duke shtuar se nuk varet gjithçka nga pala serbe dhe se nuk dëshiron të shkelë fjalën e dhënë BE-së në daljen në publik të informatave, transmeton Tanjug.