Aktuale

Vuçiq vihet në lëvizje pas aksionit të forcave speciale në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksadner Vuçiq, ka thirrur në një takim urgjent kryeministren Brnabiq, ambasadorin e Rusisë, Aleksander Cepurin, dhe atë të Kinës Li Machang, pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës.

Ky takim është paraparë që të fillojë në orën dhjetë, shkruan ‘alo’.

Siç shkruan mediumi serb në këtë takim Vuçiq do të njfotojë ambasadorët me lëvizjet e fundit të Prishtinës.

Lidhur më aksionin e Policisë së Kosovës në veri ka reaguar edhe Milovan Dreçun. Ai e ka quajtur si një lëvizje të rrezikshme ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri./GazetaExpres/

the authorBurbuqe Metolli