Rajon & Botë

Vuçiqi insiton ta ftoj Trumpin në Serbi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shfrytëzuar rastin që gjatë konferencës për media me Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer që po qëndron në kryeqytetin serb ta ftojë përsëri Presidentin e SHBA’ve që të shkojë për vizitë në Beograd.

Ai ka thënë se këtë ftesë do ta përsëris sa herë vazhdimisht duke thënë se do të jetë persistent dhe monoton duke e ftuar shefin e superfuqisë botërore.

“Pak vende janë në botë, në të cilat edhe për mandatin e parë edhe për mandatin e dytë ka mundur të ketë kaq shumë mbështetje si në Serbi edhe pse nga Trump nuk mund të presim ndryshim të rëndësishëm të qëndrimit për Kosovën dhe Metohinë por ne shpresojmë që SHBA’të do të kenë një pozicion më të balancuar i cili do të ishte pak më i volitshëm për dhe që do të merrte parasysh për interesat e Serbisë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.

the authorBurbuqe Metolli