Aktuale

Vuçiqi ironizon me flamurin në zyrën e Albin Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet një postimi në Twitter ka ironizuar me flamurin, të cilin e mban kryetari i Lëvizjes Vetëvendsoje, Albin Kurti.

Vuçiqi e ka pyetur publikisht ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, se në cilin shtet i ka fituar Albin Kurti zgjedhjet, e flamurin e cilit shtet po e mban në zyrë.

“Pyetja ime për ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë: Cilat zgjedhje i ka fituar Kurti, në çfarë shteti? Dhe flamuri që i qëndroni përballë, cilit shtet i takon, shkëlqesia juaj? Unë do të vazhdoj t’ju pyes derisa të marrë një përgjigje për këto pyetje”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e tij në Twitter.

Këto regime janë nxitur pasi që Kurti e mban në zyrë flamurin e shtetit të Shqipërsë, apo flamurin kombëtar.