Aktuale

Vulin ka një lajm të madh për ushtrinë e Serbisë

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se ushtria e Serbisë është duke u përgatitur dhe armatosur në mënyrë intensive.
Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se ushtria e Serbisë është duke u përgatitur dhe armatosur në mënyrë intensive sepse duhet të jetë e gatshme për ta mbrojtur çdo pjesë të territorit por edhe serbët, ku do që jetojnë ata.

Deklaratat e Vulin u bënë gjatë vizitës së tij në ushtrinë e Serbisë, me rastin e ardhjes së pajisjeve të reja ushtarake, transmeton lajmi.net.

Vulin ka theksuar se Serbia është shtet neutral ushtarak andaj duhet të jetë e gatshme për çdo lloj të problemit dhe e vetme është në gjendje të eliminojë çdo pengesë.

“Pasi nuk jemi anëtar të NATO-s ose ndonjë asociacioni tjetër ushtarak, ne duhet të jemi në gjendje të përgjigjemi ndaj çdo sfide”, u shpreh Vulin. /Lajmi.net/