Aktuale

Vuqiq ankohet pse nuk u intonua himni i Serbisë

Askujt nuk do t’i lejojmë që të ëndërrojë ëndrra në llogari të territorit tonë dhe interesave vitale të vendit tonë, ka thënë të martën kryeministri i Serbisë duke komentuar vizitën e presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në Luginën e Preshevës.

“Me asgjë nuk jemi të frikësuar, jemi vend i hapur, secili është i mirëseardhur, por ai që mendon se mundet ose guxon të shkatërrojë integritetin e vendit, përgjigja ime është- mos e bëni këtë dhe mos tentoni ta bëni këtë”, ka porositur kryeministri serb.

Vuqiq ka theksuar se nuk është bukur që nuk është intonuar himni serb në pritje të presidentit Nishani.