Sport

Vushtrria shkarkon trajnerin italian

Antonio Toma është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit te FC Vushtrria.

Toma është shkarkuar nga drejtuesit e klubit në ditën e ndeshjes ndaj Feronikelit, ndërkohë që kanë mbetur detajet e kontratës për tu zgjidhur, pasi që tekniku italian kishte kontratë me ish-kampionët e vendit, raporton Gazetasheshi.com.

Skuadrën e Vushtrrisë në ndeshje ndaj Feronikelit e ka drejtuar Fitim Llapashtica.

Tekniku italian Toma bëhet trajneri i dytë që shkarkohet nga Vushtrria këtë edicion pas Bekim Shotanit.