VV’ja sot mund të pengojë vendosjen e flamurit të Kosovës te rrethi

Sot është paralajmëruar vendosja e flamurit shtetëror te rrethi në hyrje të kryeqytetit kosovar. Kjo gjë po përkrahet nga shumë fytyra publike dhe qytetarë, por të njëjtën gjë po e bëjnë disa të tjerë.
Madje Lëvizja Vetëvendosje mund të pengojë nesër vendosjen e flamurit të Kosovës afër atij kombëtar, shkruan gazetametro.net.

Këtë gjë e tha një asamblist i kësaj partie i cili bëri thirrje publike për të dalë në orët e mëngjesit për të mos lejuar vënien e flamurit të Kosovës në vend të atij kombëtar.

‘Disa arrogant anti-kombëtarë që duan të nxisin urrejtje paralajmëruan që ta heqin flamurin kombëtar për ta vendosur flamurin e Ahtisaarit. Ai flamur jo që s’do të hiqet, por aty do të ndalohet vendosja e çfarëdo flamuri tjetër’, ka shkruar Egzon Azemi.

E Gazeta Metro ka folur me zyrën për marrëdhënie me publikun të kësaj partie për të pyetur për qëndrimin e partisë rreth kësaj çështje, por ata kanë heshtur.

Zyrtari i VV’së për komunikim me publikun, Arlind Manxhuka, në fillim tha se akoma nuk është diskutuar kjo çështje, mirëpo kishte premtuar se pas pak minutash do të përgjigjej rreth përkrahjes apo kundërshtimit nga VV të këtij veprimi.

Metro ka provuar të flas sërish me zyrën e VV’së për media, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e njëpasnjëshme.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti që zyrtarisht vije nga kjo parti, mirëpo përçarja brenda saj ka bërë që dje Ahmeti në një formë t’ia lë në dorë vendosjen e flamurit Qeverisë së Kosovës.