Rajon & Botë

Washingtoni dhe Seuli po studiojnë alternativa ushtarake pas testit të ri koreano-verior

Lideri komunist koreano-verior, Kim Jong-Un siguroi se gjithë territori i SHBA ndodhet brenda rrezes së një sulmi të Phenianit, pas një testi të ri me raketë balistike të premten, duke nxitur Uashingtonin dhe Seulin të parashikojnë “mundësi reagimi ushtarake”.

Uashingtoni, Tokio, Seuli, BE dhe Parisi dënuan këtë test të ri brenda një muaji nga ana e Koresë së Veriut të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), që përfundoi rrugëtimin në Detin e Japonisë.

Agjencia zyrtare koreno-veriore e lajmeve KCNA siguroi sot se testi i monitoruar personalisht nga Kim Jong-Un ishte një sukses.

“I gjithë territori amerikan është brenda rrezes sonë së qitjes kudo, dhe në çdo kohë”, u shpreh Kim Jong-Un, cituar nga KCNA.

Agjencia saktësoi se bëhet fjalë për një version të përmirësuar të Hwasong-14 ICBM, që përshkoi 998 kilometra në 47 minuta në një lartësi maksimale prej 3.724 metra.