Sport

Wenger përgënjeshtron bisedimet me Barcelonën për Bellerin

Trajneri i Arsenalit i ka quajtur të pavërteta lajmet për largimin e mbrojtësit spanjoll.

Është përfolur shumë për një largim të Hector Bellerin nga Arsenali në drejtim të Barcelonës në fund të stinorit, por sipas Arsene Wenger nuk ka asnjë të vërtetë këtu.

Mbrojtësi i krahut të djathtë sapo ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe sipas Wenger nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet në verë, transmeton KosovaPress.

“Raportimet se Barcelona është duke e kërkuar Bellerinin nuk duhet marrë seriozisht”, ka deklaruar Wenger.

“Ai sapo ka vazhduar kontratën e re me Arsenalin dhe ka shumë vite të tjera për të luajtur këtu”.

“Kjo është një shpikje e disa njerëzve që japin informata pa i konfirmuar më herët ato. Këto janë lajme të rrejshme”, ka përfunduar Wenger.