Sport

Wenger s’e hedh poshtë mundësinë që Alexis Sanchez të largohet në janar

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Alexis Sanchez të largohet gjatë këtij muaji, por ka insistuar se klubi nuk do ta lërë atë të ikën pa e blerë fillimisht zëvendësuesin e tij.
Sanchez është bërë objektiv i liderit të Premierligës, Manchester Cityt, gjatë këtij afati kalimtar dimëror, përkundër faktit se kiliani do të jetë lojtar i lirë në verë kur t’i skadojë kontrata me Arsenalin, transmeton Express.

Disa burime kanë thënë për ESPN se Manchester United do ta monitorojë situatën Sanchezit këtë muaj, por drejtuesit nga “Old Trafford” ende presin që ai të nënshkruajë me Cityn.

Ndërkohë, Wenger nuk i ka mohuar këtu pohime sot në një konferencë për media, apo mundësinë që ai të largohet në janar, megjithëse nuk zbuloi asgjë rreth diskutimeve për Sanchezin.

“Sinqerisht, nuk mund të them shumë për momentin rreth kësaj situate, sepse asgjë nuk është konkrete momentalisht. Nuk është se nuk dua t’ju informoj, thjesht nuk dua t’ju jap informacione të gabuara. Për momentin asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Wenger. /Express/

the authorE B