Sport

Wenger tregon cilësitë e Xhakës

Arsene Wenger ka mirëpritur ardhjen e Granit Xhakës në Arsenal.

Trajneri i ‘Topçinjve’, është i bindur se mesfusha e Arsenalit do të jetë shumë më e fortë me ardhje ne Granit Xhakës.

“Graniti ka aftësi shumë të mira të pasimit të topit, punon shumë si dhe është shumë i mirë në lojën në ajër”.

“Ai është vetëm 23 vjeçar dhe shumë shpejtë do të tregojë sesa vlen”, ka deklaruar Wenger.

Lojtari i lindur në Prishtinë dhe që luan më përfaqësuesen e Zvicrës, është transferuar nga Borussia Monchengladbach tek Arsenali për 35 milionë paund.