Tech

WhatsApp ndalet së funksionuari në disa telefona në Natën e Vitit të Ri

Sistemet operative iOS dhe Android kohëve të fundit kanë dominuar te smartfonët në përgjithësi, por në treg kanë qenë të pranishëm edhe platforma të tjera për smartfonë, të tilla si BlackBerry 10 dhe Windows Phone.
Kjo nënkuptoi se zhvilluesit është dashur të lansojnë aplikacionet e tyre në më shumë se dy platforma, por siç e cekëm më lartë dominimin e iOS-it dhe Androidit, nuk është shumë befasuese se mbështetja e aplikacioneve për paltforma tjera është në rënie.

Tani, aplikacioni i famshëm WhatsApp njofton se nga 31 dhjetori, 2017,nuk do të ofrojë mbështetje për përdoruesit e platformave BB10 ose Windows Phone, transmeton Koha.net. Vitin e kaluar, WhatsApp njoftoi se do të ndërpresë mbështetjen për këto dy platforma ka mesi i vitit 2017 por më vonë ndryshuan mendjen dhe vendosën që mbështetjen ta shtyjnë për në fund të këtij viti.

Megjithatë, duket se nuk do të jetë më në përdorim pas disa ditëve, siç është cekur në blogun e WhatsAppit. Në fakt, është interesante se WhatsApp do të ndërpresë mbështetjen kur vetë BlackBerry së fundmi ka njoftuar se atyre do t’iu zgjatet mbështetja për BB10 edhe për dy vitet e ardhshme.

the authorE B