Tech

WhatsApp nuk do të funksionojë më në këta celularë

Aplikacioni WhatsApp ka bërë disa ndryshime në teknologji që i lë miliona celularë jashtë mundësisë për ta pasur atë.

Deri në fund të këtij viti, WhatsApp nuk do të ketë mbështetje më për këta celularë:

iPhone

Nëse keni iPhone 3Gs, atëherë WhatsApp më nuk do t’ju funksionojë. Madje, aplikacioni nuk do t’i mbështesë më pajisjet që veprojnë përmes iOS 6. Kështu, ju që keni iPhone 4 ose 5 dhe nuk e keni përditësuar, mund të prekeni nga ky ndryshim.

Android

Ju që keni celular ose tablet që vepron përmes Android 2.1 ose 2.2 jeni të pafat. Kjo pasi pajisjet që janë prodhuar më vonë se në vitin 2011 nuk do të punojnë më me WhatsApp, transmeton Gazeta Express.

Blackberry dhe Nokia

Nëse keni Blackberry ose Nokia atëherë jeni me pak më shumë fat, pasi këto pajisje nuk do të pësojnë ndryshim bile deri më 2017. Kur të vijë përditësimi i ri, WhatsApp nuk do të funksionojë më në BlackBerry OS, BlackBerry 10, Nokia S40 dhe Nokia Symbian S60.