Sport

Wijnaldum në Liverpool?

Pas frustrimit të mos transferimit të Piotr Zielinski dhe Mahmoud Dahoud skuadra e Liverpoolit ka kthyer interesimin nga Georginio Wijnaldum.

‘Goal’ raporton se Jurgen Klopp dëshiron ta transferojë holandezin, Georginio Wijnaldum, i cili në sezonin e kaluar në Premierligë me Newcastle Unitedin kishte shënuar 11 gola dhe 5 asiste.

Liverpooli dhe Newcastle ende janë në bisedime për çmimin e lojtarit. Sipas ‘Goal’, Wijnaldum vlerësohet rreth 17-23 milionë euro.

Gjatë ditës së djeshme, Klopp bëri të ditur se Liverpooli do të transferojë edhe një apo dy lojtarë deri në fund të afatit kalimtar. /Express/