ShowBiz

Xhensila Myrtezaj emocionon me fjalimin kushtuar nënës për ditëlindje

Xhensila Myrtezaj ka uruar nënë për ditëlindje me një shkrim të veçantë.

Sot është një ditë shumë e rëndësishme në jetën e Xhensila Myrtezaj nëna e saj sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shqiptare ka shfrytëzuar Instagramin si mjet social për ta uruar nënën për këtë ditë të veçantë ku i kushtoi disa fjalë shumë të ëmbla.

“Korrik i shtrenjte, sot zgjohem me shume gezim. Nena qe me dha jeten sot ka ditelindjen, dhe nderkohe qe une pergatitem per ditelindjen e mbeses se saj, kuptoj nenen time.
Ma, te them se sa shume te dua, dhe sa mirenjohese jam per sakrificat qe ke bere per mua. Te kerkoj falje per çdo teke, sot kuptoj dhe se sa shume te kam munduar kur vrapoje lulishteve pas meje kur une isha sa Ajka jone sot, vetem per te mbaruar pjaten e supes.
Te gezofshim edhe shume e shume vite une, Alba, Ajka” ka shkruar këngëtarja. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli