Sport

Xherdan Shaqiri beson në kualifikimin e Zvicrës

Sulmuesi i Stoke City, Xherdan Shaqiri beson që Zvicra do të jetë në gjendje të eliminoj Irlandën Veriore në “play-off” të Kampionatit Botëror.

Zvicra mund të kualifikohet në Kampionatin Botëror javën e ardhshme nëse arrijnë të sigurojnë tri pikë të plota për të fituar një vend në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

“Gjëja më e rëndësishme është kualifikimi në Kampionatin Botëror dhe besoj që nëse luajmë mirë ne do të fitojmë”, tha Shaqiri.

“Ne do të shkojmë në Irlandën Veriore së pari dhe do të përpiqemi për të marrë diçka në takimin ku luajmë në shtëpi”

“Besoj se do të vazhdojmë tutje”, shtoi futbollisti kosovar.

Mesfushori 26-vjeçar ka shënuar dy gola brenda dhjetë paraqitjeve këtë edicion në Premierë Ligë./arbresh.info/