Sport

Xherdan Shaqiri e nis me probleme sezonin e ri

Rikthim jo i mirë për Xherdan Shaqirin te Liverpooli.

Reprezentuesi zviceran u rikthye për të filluar fazën përgatitore, ashtu si gjithë futbollistët e tjerë.

Por mesfushori nuk do të stërvitet me skuadrën për një kohe të pacaktuar, pasi vuan ende nga lëndimi në pulpë, përcjell lajmi.net.

Shaqiri pësoi lëndim sa ishte në grumbullim me Zvicrën, në një ndeshje të Ligës së Kombeve.

Lëndimin e tij e ka konfirmuar edhe trajneri Jurgen Klopp.

‘’Shaqiri është akoma i lënduar që nga kombëtarja dhe do të duhet pak kohë derisa të kthehet. Ai ka një tërheqje në pulpë, kështu që nuk do përfshihet në skuadër për disa kohë’’, tha gjermani. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli