Sport

Xherdan Shaqiri “tërhiqet” nga kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është larguar nga kombëtarja e Zvicrës, pas konfirmimit të problemit shëndetësor. Çështja është përshkruar si “një inflamacion i dhimbshëm në zonën e gjoksit” nga stafi mjekësor i helvetëve dhe tani do t’i humbasë dy kualifikuesit e “Euro 2020” kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës.

Shaqiri nuk ka luajtur me Liverpool javët e fundit, por Jurgen Klopp do të ishte i pikëlluar nëse e humbet atë përpara pjesës përcaktuese të sezonit, mbushur me ndeshje vendimtare.

“Reds” janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe po vijojnë luftën për titullin e Premier League, në sfidë të fortë me Manchester City. Shqiptari i Zvicrës ka shënuar 6 gola shënoi për skuadrën nga “Anfield”, nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar. Kombëtarja helvete do të njoftojë zëvendësuesin e 27-vjeçarit të martën. /FaktePlus