Sport

Xherdan Shaqiri i tronditur me vendimin për penallti ndaj Irlandës Veriore

Mesfushori i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i befasuar nga vendimi për penallti që i dha skuadrës së tij epërsinë në ndeshjen e play-off’it në Kampionatin Botëror kundër Irlandës Veriore.

Zvicra është në pozitë të duhur për të siguruar një vend në Rusi pas fitores 1 me 0 në takimit e parë të zhvilluar të enjten në Windsor Park ku Ricardo Rodriguez realizoi nga penaltia, transmeton portali arbresh.info.

Gjyqtari kishte vendosur që goditja e Shaqirit drejt portës që ishte ndalur nga Corry Evans ishte me dorë, megjithëse më vonë në video u mësua që Evans e kishte prekur topin me shpinë dhe jo me krahun e tij.

“Isha i befasuar kur gjyqtari dha penalltinë. Nuk e di çfarë ndodhë në këto situata – unë përpiqem për të shënuar dhe dikush bllokon goditjen time”, tha Shaqiri, i cili nuk kërkoi penallti.

“Kisha nevojë ta shoh atë sërish. Por gjyqtari dha penallti dhe ky është futbolli”

“Nuk e di. Lojtarët e tjerë apeluan, por ishte e vështirë të shohësh çfarë ndodhi. U përpoqa për të shënuar dhe dikush ishte përball meje”

Edhe pse Irlanda Veriore ishte e dëmtuar, Xherdan Shaqiri beson se skuadra e tij dominoi gjatë gjithë ndeshjes dhe e meritoi epërsinë.

“Jam shumë i lumtur me performancën”, tha ai. “E di se sa e vështirë është të luash këtu – shumë skuadra kanë pasur vështirësi këtu në të kaluarën”

“Jam shumë krenar me skuadrën që ne morëm ndoshta rezultatin më të mirë që ne mund të kishim marrë këtu. Përfundoi me portë të pastër dhe ne shënuam njëherë – ishte perfekte për ne”

Asnjë skuadër evropiane nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror përmes play-off’it pasi ka humbur takimin e parë./arbresh.info/