ShowBiz

Xhesika rikthehet në “O sa mirë”

Seriali vendor “O sa mirë” është shndërruar ndër serialet më të shikuara në vend.

Aktorët e këtij seriali me skeqet humoristike kanë bërë për vete publikun, shkruan lajmi.net.

Njëra nga aktoret më të dashura për publikun është Arta Nitaj e cila në serial paraqitet në rolin e Xhesikës.

Në episodat e para të këtij sezoni të serialit, Xhesika nuk ka qenë në mesin e aktorëve, por në fotografitë e fundit që aktorët kanë ndarë nga xhirimet shihet se ajo është rikthyer në serial.

Ishte Adriana Matoshi apo Sasa siç e njohim në serial ajo e cila publikoi një foto në orët e vona të mesnatës pasi kishin përfunduar xhirimet dhe në të shihet edhe Xhesika.

Aktorja është shumë e komentuar në mediet rozë, së fundi ka qenë e përfolur për lidhjen me këngëtarin Bruno me të cilin tashmë kanë ndarë rrugët. /lajmi.net/