Rajon & Botë

Xhihadistët nga Bangladeshi nuk janë pjesëtarë të ISIS-it

Xhihadistët që vranë 20 civilë gjatë kohës së krizës së pengmarrjes në një restorant në Daka nuk i përkasin të ashtuquajturit Shtet Islamik as Al Kaidës por një grupi nga Bangladeshi.

Kështu ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Bangladeshit Asaduxhaman Kan.

Megjithatë autoritetet po hetojnë mundësinë e lidhjes së këtij grupi me këtë dhe me organizatat tjera.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ndodhi të premten në Bangladesh, i cili ka pasuar pas shumë vrasjeve të pjesëtarëve të pakicave fetare, të huajve dhe aktivistëve liberalë në Bangladesh.

Autoritetet edhe më herët kanë tentuar t’i arrestojnë disa nga këta sulmues.