Rajon & Botë

Xi-Trump: Çështja nukleare të zgjidhet me mjete paqësore

Kina është e fokusuar në zgjidhjen e çështjes nukleare të Gadishullit Korean përmes rrugës së bisedimeve dhe mjeteve paqësore, ka porositur presidenti kinez Xi Jinping homologun e tij amerikan Donald Trump.

Xi Jingping gjatë bisedës telefonike theksoi se Kina i jep rëndësi të madhe vizitës së ardhshme të Trump në këtë vend më vonë gjatë këtij viti.