Rajon & Botë

Yildirim: Mediat lokale mbrojtën lirinë dhe demokracinë në Turqi

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, me rastin e njëvjetorit të tentim grusht-shtetit, ka vlerësuar sonte kontributin e mediave lokale në dështimin e grusht-shtetit, i cili tha se zona e lirisë dhe demokracisë në Turqi është rritur në sajë të tyre.

Yildirim duke folur për mediat vendore dhe të huaja, u fokusua në rëndësinë e mediave lokale turke, të cilat tha se natën e 15 korrikut ndryshuan rrjedhën e grusht-shtetit dhe fatit të Turqisë, për të cilat tha se e kaluan testin, transmeton KosovaPress.