ShowBiz

Yjet kremtojnë Halloween (Foto)

Halle Berry, Katie Holmes dhe Kim Kardashian kanë kremtuar festën e Halloween me kostume të egra dhe me shumë kunguj.

Disa nga yjet, përfshirë Halle Berry dhe Katie Holmes, kanë hedhur foto në mediat sociale për të treguar pamjen e tyre.

Pjesë e Hallowen ishin edhe yje tjera si Adele, Heidi Klum, Khloe Kardashian dhe të tjera.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. 600 vjet p.e.s. populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve.

Irlandezët, të cilët shtegtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshime të dukshme.