Sport

Ylli francez: U takova me Wengerin, por në fund e refuzova Arsenalin (Foto)

Talenti i ri francez, Kylian Mbappe, ka thënë se e ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar në Arsenal, në mënyrë që t’i bashkohet Paris Saint-Germain.

Mbappe ishte synimi kryesor i “Gunners” këtë afat kalimtar veror, të cilët dështuan të kualifikohen në Ligë të Kampionëve pasi përfunduan në vendin e pestë në Premier Ligë sezonin e kaluar, transmeton Express.

“Po, u takova me Arsene Wengerin, i cili është trajner i madh. Ai ka reputacion të mrekullueshëm këtu në Francë. Ai respektohet shumë dhe di si t’i zhvillojë lojtarët e rinj”, ka thënë ai.

Mbappe tregon se si e refuzoi Arsenalin.

“[Arsenali] ishte opsion real për mua. Por, natyrisht, Paris Saint-Germain ishte opsioni kryesor. I vlerësuam të gjitha përparësitë dhe pa leverditë të të gjitha klubeve por familja më tha se më takonte mua të vendosja. Pasi më takonte mua unë vendosja të vija këtu [në PSG]”, ka shpjeguar ai. /Express/