Sport

Ylli i Barcelonës pëson tronditje, përfundon në spital

Barcelona players celebrate their win at the end of the Spanish league football match between Real Madrid CF and FC Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on March 2, 2019. (Photo by OSCAR DEL POZO / AFP)

Kishte një frikë të madhe për Barcelonën gjatë barazimit 2-2 kundër Eibar pasi Nelson Semedo pësoi një dëmtim në kokë dhe u dërgua në një spital aty pranë, por ai tani është liruar.

Ai duhej të zëvendësohej nga Moussa Wague në pjesën e parë në stadiumin ‘’Ipurua’’, por ai është mirë dhe nuk ka asnjë problem.

“Nelson Semedo ka kaluar me sukses testet e kërkuara për dëmtimin e kokës që ai ka marrë kundër Eibarit të dielën dhe është liruar nga spitali”, thuhet në një deklaratë të Barcelonës, transmeton lajmi.net.

“Lojtari kthehet në Barcelonë për të vazhduar me protokollin e vendosur në këto lloje të rasteve dhe kthimi i tij në trajnim do të monitorohet”.

Ish-mbrojtësi i Benficas do vazhdoj të mbetet pjesë e planeve të trajnerit Ernesto Valverde, sidomos me përforcimin e skuadrës.

De Jong dhe de Ligt janë dy emrat që aktualisht pritet të jenë në skuadrën e Barcelonës sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli