Sport

Ylli i Barçës i refuzon gjigantët anglezë për gjigantin italian

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic është i gatshëm ta refuzojë kalimin në Premierligë në favor të transferimit në Serie A në fund të këtij sezoni, sipas Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane beson se Interi është favorit për t’i siguruar shërbimet e kroatit me përvojë, e ardhmja e të cilit në Barcelonë duket e pasigurt pas blerjes së Frenkie de Jongut nga Ajaxi.

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë shfaqur interesim për Rakiticin kohë më parë.

A pritet të kushtojë rreth 30 milionë euro.