Sport

Ylli i Liverpulit pastron tualetin e xhamisë, pak orë pas fitores së klubit të tij

Sulmuesi i Liverpulit, Sadio Mane, është parë duke pastruar tualetet dhe vendet për marrjen e abdesit vetëm pak orë pasi klubi i tij fitoi kundër Leicester në Premier Ligën Angleze.

Mane, që merr 100,00 euro në javë në Anfield, shënoi golin e parë për fitoren prej 2-1 të Liverpulit kundër dhelprave, në stadiumin King Power të dielën pasdite.

Megjithatë, një video e tij që ka dalë në internet është bërë viral në rrjete sociale, transmeton Gazeta Express.

Videoja, e publikuar në Twitter, mori më shumë se 9,000 rt dhe 18,000 pëlqime.