Sport

Ylli i Real Madridit në listën e Manchester United

Ylli i Real Madridi, Marco Asensio raportohet se është shënjestër e Manchester United.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që reprezentuesi i Spanjës frikësohet se mund të përfundoj si Alvaro Morata, i cili shpenzoi shumicën e sezonit të kaluar në bankinë, transmeton portali arbresh.info.

Si rezultat i kësaj, transferimi në Premierë Ligë mund jetë i mundshëm.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” do të përballen me dy gjigantë të mëdhenj evropian, Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin, në garën për shërbimet e tij.

Të dy klubet janë gjithashtu të interesuara për të aktivizuar klauzolën e tij të blerjes prej 70 milionë funta./arbresh.info/