Aktuale

Ymeri: Pensionet kontributdhënëse do të jenë 280 euro

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka premtuar se deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro.

Ai duke folur për tatimin progresiv dhe rritjen e pensioneve, përveç drejtësi sociale, është edhe racionalitet ekonomik.

Ja komenti i Ymerit në facebook:

Çka është tatimi progresiv?

Shumë e thjeshtë. Po ia ndale tatimin në të ardhura një familje që të ardhurat i ka 300 euro në muaj, kjo ua redukton ushqimin e mirëqenien. Ua pamundëson librin për fëmijën, barnat për shërim, veshmbathjen e higjienën. E as nuk mbetet gjë për pushimin vjetor.

Por tatimi që e paguan paga 2000 euro, nuk ua prek asaj familje asnjë nga këto, madje as luksin.

Deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro.

Përtej kësaj, tatimi progresiv dhe rritja e pensioneve, përveç drejtësi sociale, është edhe racionalitet ekonomik. Me këto masa fuqia blerëse mirëmbahet te shtresat shoqërore me të ardhura më të pakta. Kjo e rrit konsumin masiv. Pra e mirëmban prodhimin vendor e punësimin.