Aktuale

Ymeri: Persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, pas vendimit për tridhjetë ditë paraburgim për deputetët, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti, ka thënë se persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes, sepse Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale.

Ja postimi i Ymerit në facebook:

30 ditë paraburgim për deputetët, Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra.

Prapë Klani Pronto me shokë e paterica.

Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë.

Të njëjtit që po duan t’ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s. Sepse vetëm VETËVENDOSJE!-n e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale. Sepse janë kundër vullnetit popullor.

Dhe pengesë do të na kenë. Përjetësisht. Kundër krimit.

Liri për deputetët.

Liri për aktivistët.