Aktuale

Ymeri: Do t’a krijojmë shtetin e barazisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka vizituar shoqatën e të verbërve në Prishtinë. Gjatë takimit Ymeri iu ka dhuruar programin e Lëvizjes Vetëvendosje të shtypur në alfabetin Brail.

Ymeri tha se garanton bashkëpunim të përhershëm me këtë komunitet me qëllim që të iu ndihmojnë kësaj shoqate dhe të gjithë personave që kanë nevojë për ndihmën e tyre.

“Dua të iu sigurojë që me Lëvizjen Vetëvendosje do ta keni bashkëpunimin tonë përherë siç besoj e kemi pasur edhe në të kaluarën ,besoj që do ta kemi edhe në të ardhmen. Dhe institucionet e Kosovës të drejtuara nga Lëvizja Vetëvendosje do të jenë pranë që të plotësojnë të gjitha nevojat dhe kërkesat që ju I keni në mënyrë që shteti dhe veçanërisht udhëheqësit institucional është në shërbim të qytetarëve e jo që të ndahet nga ata dhe ti shikoj nga lartë ashtu siç kemi parë deri tash”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës të të Verbërve, Mexhid Foniqi, tha se shoqata e të verbërve ka shumë probleme si komunitet dhe se janë shumë të pakënaqur me zbatimin e ligjit për të verbrit.

Ajo çka neve më së tepërmi ë na brengos është përkrahja institucionale të cilën e kemi realizuar që nga viti 2012 përmes ligjit të personave të verbër, por edhe sa i përket zbatimit të këtij ligji jemi të pakënaqur për faktin që në përjashtim të nenit të shtatë, nenet tjera nuk kanë gjetur sot e kësaj dite zbatim, por një brengë më e madhe që na shqetëson sidomos prej 1 shtatorit të vitit të kaluar që Ministria e Mirëqenies dhe Punës Sociale me qëllim të zbatimit të ligjeve të tjera pensionistëve kontributdhënës të verbëve të cilët kanë dhënë kontribut pensional prej 40 viteve punë tash i kushtëzohet ose pensioni për efekt verbëri ose pensioni. Kjo besojmë është një shkelje e të drejtave të njeriut që pensioni kontributdhënës ose pensioni bazik I takon çdo qytetari”, tha Foniqi.

Lidhur me ligjin për të verbrit i pakënaqur u shpreh edhe Ymeri i cili tha se ky ligj është i mangët dhe se me qeverisjen e tyre synojnë të krijojnë një shtet të barabartë për të gjithë.

“Ne i kemi pasur vërejtjet tona karshi këtij ligji sepse edhe atëherë e kemi konsideruar si të mangët karshi nevojave, veçanërisht të drejtat që duhet të iu japim qytetarëve të republikës dhe ky ligj me mos zbatimin e tij bëhet edhe më i mangët. Institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej domosdoshmërisht që të jenë shumë më të afërt shtresave të caktuara, të cilët kanë nevojë më së shumti për përkrahje shtetërore. Kjo është ai shteti i barazisë, shteti social që ne synojmë në republikën e Kosovës i cili do të iu gjendet veçanërisht atyre që kanë më së shumti nevojë,” tha ai.

Ndërkaq nënkryetari i Shoqatës të të Verbërve, Bashkim Krasniqi, tha se shpreson që qeveritë e ardhshme të iu japin më shumë hapësirë këtij komuniteti që të jeni edhe ata kontributdhënën në shoqërinë tonë. /kp