Aktuale

Zaev: Shtetin do ta ndërtojmë përsëri, sipas idealeve të Ilindenit (Video)

Republika e Maqedonisë sot po i shënon dy Ilindenët – 113 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 71 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev sot ka qenë për të vënduar lule tek monomenti i Ilindenit në Krushevë dhe pastaj tha ”Republikën që e kanë marrë në duar Maqedonisë, banda e vogël e familjes, përsëri do ta ndërtojmë sipas idealeve të Ilindenit. Së shpejti do të ketë drejtësi dhe ardhmëri. Drejtësi dhe të drejtë. Prosperitet dhe ardhmëri. Idealet janë të njëjta, vetëm armët janë ndryshuar. Dikur të parët tanë luftën për liri e kanë bërë me pushka dhe topa, ndërkaq sot arma më e fuqishme e është zëri i popullit. E dëgjuam atë zë me muaj të tëra nëpër rrugët e qyteteve të Maqedonisë”, tha kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev.