Aktuale

Zafir Berisha krahason demarkacionin e Gjermanisë me atë të Kosovës; Fyen krerët e shtetit

Deputeti i Nisma, Zafir Berisha ka thënë se shteti gjerman për 500 metra katror territor është duke kërkuar komision të demarkacionit me Çekinë

“Ky territor mund të jetë sa salla e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai. “Ndërsa këta legenat tanë mbi 8.300 hektar thonë nuk është asgjë, mos e bëni të madhe këtë punë”.

“Kosova është sa një mahallë e Berlinit dhe ka tok sipas esadistve në qeveri me dhënë, ndërsa Gjermani që është sa 65 Kosova me territor s’ka 500 m2 me dhënë”, ka shkruar Berisha në Facebook.