ShowBiz

Zanfina publikon foto me nipin, por shikoni çfarë thotë ajo

Në muajin prill të vitit që lamë pas diva shqiptare, Adelina Ismaili u bë nënë për herë të parë, ajo ka solli në jetë një djalë dhe e pagëzoi me emrin Uliks.
Ai është gëzimi i parë në familjen Ismaili, dhe sigurisht se e ka gjithë vëmendjen. Zanfina, tezja e vogël e Uliksit së fundmi në rrjetin social Instagram, ka publikuar dy fotografi, ndërsa ka pranuar se po e tepron me shkrepjen e imazheve bashkë me të.

“Marove tu bo foto teze budallic”- ka shkruar ajo sipër njërës foto.

Ndryshe, kujtojmë se “Sje ai mo” është kënga e fundit nga Zanfina e publikuar shtatë muaj më parë. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.