Aktuale

Zbardhen emrat e të dyshuarve për “vrasjen e liderëve”

Gjithçka kishte nisur më 13 mars kur u plagos, Azem Vllasi. I dyshuari kryesor, Murat Jashari, një shqiptar me banim në Zvicër, e pranoi se deshi ta vriste ish-anëtarin e Lidhjes Komuniste. Kishte thënë se organizata “Syrti i Popullit” kishte një listë me emrat e liderëve që do të vriteshin. Prokuroria ka ngritur dyshime se pjesë e këtij grupi janë edhe disa persona, në mesin e të cilave, edhe Sadri Ramabaja.

Sadri Ramabaja, një anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, dikur pjesë e LPK’së, sot, e bëri publike një Ftesë të Prokurorisë Speciale, ku ishte i dyshuar për dy vepra terroriste. E para kishte të bënte me vrasjen e liderëve të Shtetit dhe e dyta me përgatitjen e veprave terroriste.

Krejt këto dyshime, Ramabaja i lidhi me aktivitetin e tij politik dhe anëtarësimin në Partinë e Albin Kurtit, ku ishte asamblist i Prishtinës. Më herët kishte qenë pjesë e Partisë së Behgjet Pacollit, AKR’së.

Ramabaja tha se krejt veprimet e Prokurorisë i ngjajnë me kohën kur ishte marrë nga UBD’a e Jugosllavisë dhe ishte dënuar pse po punonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Edhe emrin e Prokurorit Sylë Hoxha, Ramabaja e lidhi me PDK’në dhe Klanin Pronte.

“Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, shkroi Ramabaja, në një reagim në FB.

Rasti për të cilin dyshohet Ramabaja ka të bëjë me plagosjen e ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër. ]

Prokuroria e ka vendosur në listën e të dyshuarve Ramabajën pasi Murat Jashari kishte pasur takim me Ramabajën pak kohë para se ta plagoste Vllasin.

Madje, i dyshuari Jashari, i cili kishte themeluar një organizatë me emrin “Syri i Popullit” kishte thënë se ekziston një listë me emrat e atyre që do të likuidoheshin. Në atë listë ishin liderët aktualë e deri te ish-udhëheqësit komunistë. Ishte emri i Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Kadri Veselit e zyrtarëve të tjerë të Shtetit. Në një intervistë, Presidenti Thaçi kishte thënë se ishte shokuar kur kishte lexuar emrat e atyre që do të vriteshin.

Mirëpo, nuk është vetëm emri i Ramabajës, si i dyshuar për dy vepra terroriste.

Ramabaja zbuloi se në mesin e të dyshuarve janë edhe pesë të tjerë. Në mesin e tyre edhe një deputete e vetëvendosjes.

“Deri tani, nga ljo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje sit ë dyshuar: 1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA); 2. Gafurr Elshani (avokat); 3. Emrush Xhemaili (është thirrë perms telefonit, e natyrisht nuk I është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi I tij); Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e: 4. Muhamet Kelmendit (professor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe 5. Ibrahim Kelmendi (njri nga tre themeluesit e LPK-së, I vetmi I mbetur gjallë e në jetë)”, ka shkruar Ramabaja.

Në një letër të organizatës “Syri i Popullit”, thuhej se do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar.

“Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të letrwn e organizatës “Syri i Popullit”.

I pari që kishte drejtuar gishtin kah Ramabaja pwr pwrpilim listash pwr vrasje është nipi i Azem Vllasit, Naseri. Ai kishte thënë se Ramabaja ka hartuar lista të tilla në Zvicër.

“Ti Sadri petokollonashi pse nuk ia bën me dije opinionit të gjer që pas vuajtjes së burgut gjoja se politik gjë çë je konpenzuar nga buxheti i Kosovës si ndodhi që me dokumentacion të rregullt të Serbisë dole në Zvicer gjegjësisht në Bazell me të vetmin qëllim dhe detyrë të përcaktuar nga Stanimiri që të përpilosh lista për likuidim dhe në mesin e tyre ke fut edhe familjar të mi”, ka shkruar nipi i Azem Vllasit, Naseri, i cili kishte qenë pjesë e UÇK’së.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Prokurorin e Speciales, Sylë Hoxha, por i njëjti nuk është përgjigjur.