Aktuale

Zbardhet letra e VV-së: E quajnë LDK-në parti monarkiste

Tashmë gjithçka ka marrë fund sa i takon ndërtimit të një Qeverie ndërmjet LDK-së dhe VV-së, pas mbi 100 ditë bisedime.

 Burime të Periskopit brenda LDK-së kanë deklaruar se kjo parti ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Vetëvendosje të bërë përmes një zarfi të formatit A4 që iu dorëzua vetëm pak momente më parë kësaj partie.

Asistentja e Grupit Parlamentar të LDK-së dorëzoi letrën e Kurtit te Avdullah Hoti dhe LDK-ja, e të cilët kanë vendosur që ta refuzojnë sipas burimeve tona.

Nuk bëhet e ditur se cili ishte propozimi i ri i kryetarit të Vetëvendosjes që të arrihej marrëveshja për koalicionin qeveritar.

Megjithatë, Periskopi merr vesh se në këtë letër, Kurti ka përdorur një fjalorë shumë të rënd, duke e akuzuar LDK-së dhe kreun e saj, Isa Mustafa, si një monarkist.

the authorGazetaKNN