Rajon & Botë

Zbulohen torturat ndaj të burgosurve në Korenë e Veriut (Video)

Çdo i burgosur torturohet derisa të rrëfejë krime që as i ka kryer…

Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për trajtimin e të burgosurve brenda dhomave të torturës dhe kampeve të burgjeve të Kim Jong Un.

Brutaliteti i regjimit të Koresë së Veriut u hodh sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas vdekjes së studentit amerikan 22-vjeçar Otto Warmbier javën e kaluar.

Ndërsa, kushtet brutale brenda kampeve të burgjeve dhe qendrave të paraburgimit në Korenë e Veriut janë të dokumentuara mirë, pak dihet se si studenti amerikan ra në koma për muaj me radhë.

Trump ka quajtur Korenë e Veriut një “regjim brutal” dhe ka deklaruar që të riut që u rikthye në shtëpi në gjendje kome, duhet t’i kenë ndodhur shumë gjëra të këqija.

Megjithatë, kjo video e vitit 2012 mund të japë disa ide se si Koreja e Veriut i torturon të burgosurit.

“Të paktën e morëm dhe e sollëm në shtëpi për të qenë me prindërit e tij, të cilët u ndien shumë të lumtur pa marrë parasysh rrethanat – u shpreh Presidenti Trump- Shtetet e Bashkuara edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut teksa mbajmë zi për viktimën e saj të fundit”.

Otto Warmbier u kthye në SHBA javën e kaluar, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit.

Prindërit e 22-vjeçarit të tij thanë se ai i ishte nënshtruar “keqtrajtimeve dhe torturave”.

the authorE B