Sport

Zbulohet mesazhi nga Edi Cavani në zhveshtore pas arritjes së Neymarit

Sipas shumë raporteve në Spanjë, Edinson Cavani i ka dërguar një mesazh Neymarit nga dhoma e zhveshjes në PSG kur ai arriti për herë të parë nga Barcelona.

Neymar shkroi historinë kur Paris Saint Germaini aktivizoi klauzolën e lëshimit prej 222 milionë euro në kontratën e tij te Barcelona, transmeton portali arbresh.info. Superylli brazilian është duke fituar rreth 1 milionë funta në javë te klubi në Parc des Princes pas nënshkrimit të mega marrëveshjes me klubin francez.

Transferimi i Neymarit theu rekordin e mëparshëm të vendosur në merkato të transferimeve nga Paul Pogba me kalimin e tij te Manchester United verën e kaluar për 89 milionë funta. Por, duket se jo të gjithë në PSG ishin të lumtur rreth arritjes të Neymarit në klub.

Gazeta spanjolle ‘El Pais’ pretendon që sulmuesi ka pasur mesazhin e mëposhtëm për Neymarin në zhveshtore pas arritjes së tij.

“Kush është ky? Mendoni se jeni (Lionel) Messi?

Nëse komentet e Cavanit ishin bërë në formë shakaje mbetet ende e paqartë, por një gjë është e sigurt që gjërat nuk janë duke shkuar mirë në PSG.

Cavani dhe Neymar së fundmi janë përplasur në fushë rreth ekzekutimit të një penaltie në fitoren 2 me 0 ndaj Lyonit. Cavani refuzoi t’i jap Neymarit goditjen nga pika e bardhë dhe më pas humbi penaltinë.

Më pas ka pasur pretendime që Al-Khelaifi i ka ofruar Cavanit një bonus prej 1 milionë euro për t’i dhënë detyrën e penaltive bashkëlojtarit të tij të ri, por PSG e refuzon këtë./arbresh.info/