Aktuale

Zeka: Nëse PAN-i nuk i ka numrat të mos bllokoj institucionet

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se nëse koalicioni PAN nuk i ka numrat, atëherë rastin për formimin e Qeverisë duhet ta ketë Vetëvendosje dhe LAA-ja.Zeka ka thënë se duhet të zhbllokohet parlamenti i Kosovës me qëllim që partitë t’i masin forcat për formimin e qeverisë.

“Nëse zhbllokohet parlamentin, atëherë duhet t’i masim numrat. Nëse PAN-i nuk i ka numrat, atëherë duhet ta shohim nëse numrat i ka Vetëvendosje dhe LAA, por as ata nuk i kanë numrat”, ka thënë Zeka, i cili ka shtuar se për thirrje të seancave kryesuesi fillimisht duhet të konsultohet me partitë parlamentare.