Aktuale

Zgjedhen kryeprokurorët e prokurorive Themelore të Kosovës

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhur sot kryeprokurorët e shtatë prokurorive Themelore të Kosovës.

Për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është rizgjedhur kryeprokurori, Imer Beka.

Ndërkaq, për të parin e prokurorisë Themelore të Ferizajt është zgjedhur prokurori Shukri Jashari.

Për prokurorinë Themelore të Gjakovës anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë zgjedhur, prokurorin Ali Selimaj.

Ndërsa, kryeprokurori i deritanishëm i prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, është rizgjedhur kryeprokurori i kësaj prokurorie.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, kryeprokuror i kësaj prokurorie.

Anëtarët e KPK-së, kanë zgjedhur kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Pejës, prokurorin Agim Kurmehaj.

E për të parin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, me pesë, kanë zgjedhur prokurorin Admir Shala.

Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës morën vendim që anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, njëherësh anëtare e KPK-së,  Ikramije Bojaxhiu të angazhohet me punë të përhershme në afat kohor prej dy viteve, në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së prokurorëve.