Zhduken disa ishuj në Oqeanin Paqësor, mësohet arsyeja

Vitin e kaluar u bë e qartë se pesë ishuj në Paqësor mungonin.

Një pjesë e ishujve Solomon, disa ishuj me korale, janë zhytur për shkak të rritjes së nivelit të detit që nga mesi i shekullit të 20-të.

Ishujt e zhdukur ishin të pabanuar, por disa në afërsi të tyre ishin të banuar. Zona të mëdha janë zhdukur plotësisht me gjashtë ishuj të tillë, dhe dy fshatra janë shkatërruar nga nivelet e larta të detit.

Ky trend shqetësues duet se po vazhdon. Një studim i ri ka treguar se Oqeani Paqësor po zhyt gjithnjë e më shumë ishuj në Mikronezi.

Patrick Nunn, një profesor i gjeografisë dhe bashkë-drejtor i Qendrës Australiane për Kërkimin e Qëndrueshmërisë në Universitetin Sunshine Coast, ka kryer një eksplorim bregdetar të ishujve në Mikronezi.

Ai dhe ekipi i tij biseduan me popullatën lokale dhe studiuan imazhet satelitore të ishullit Pohnpei dhe ishujt përreth. Ekipi shikoi efektin e rritjes së niveleve të detit në këto zona. Ata zbuluan se ishujt e mëdhenj u zhdukën plotësisht.

“Dikur këtu ishte i njohur ishulli Nahlapenlohd. Sot këtu nuk ka asnjë gjurmë nga ky ishull dhe as gjurmë të njerëzve për të treguar se ku gjendej ai dikur”, ka shkruar Nunn për Kaselehlie Press.

Nunn këtë zhdukje ia atribuon rritjes së nivelit detar, duke argumentuar se niveli ka qenë vazhdimisht në rritje në shumicën e zonave të Paqësorit gjatë 50 viteve të fundit, me disa luhatje më të vogla.

Megjithatë, shumë ishuj të paidentifikuar kanë pësuar pasojat e erozionit, duke përfshirë ishullin e Nahtikut, i cili është zvogëluar për 70 për qind dhe ishulli Ros, i cili humbi rreth 60 për qind të masës tokësore që nga viti 2007.

Nunn dhe ekipi i tij konsiderojnë se kjo zhdukje dramatike vjen nga efekti Bruun, ku deti në rritje merr rërë nga pjesët më të larta të plazhit dhe i shtyn në afërsi të bregut, transmeton KosovaPress.

“Është e vështirë të përcaktohet me siguri, por pesha e provave sugjeron se rritja e nivelit të detit është arsyeja përse zhduken ose zvogëlohen ishujt ranorë nga shkëmbinjtë jugorë të koraleve të ishujve Pohnpei”, tha Nunn.