Zidane: Fitorja nuk mjafton

Trajneri i Real Madridit nuk është i kënaqur vetëm me fitoren ndaj Napolit.

Real Madridi ka triumfuar 3:1 në ndeshjen e parë ndaj Napolit në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, por për trajnerin Zinedine Zidane ky rezultat nuk është i mjaftueshëm për të siguruar kalimin tutje.

Ai nuk pëlqen faktin që ekipi i tij pësoi një gol, që sipas francezit mund të jetë një disavnatazh për skuadrën në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në San Paolo.

“Goli i Napolit? Ky është futbolli, mund të luash ashtu si ne bëmë në fillim, me intensitet, dhe kundërshtari të dënon në mundësinë e parë”, ka thënë Zizou.

“Megjithatë ne barazuam menjëherë dhe morëm sërish lojën në dorë. Rezultati është i drejtë, por kjo nuk është e mjaftueshme për të thënë se jemi në çerekfinale. Është një rezultat i mirë, por jo ai që konfirmon kualifikimin tonë”, përfundoi Zidane.